Comodita Home prezanton çantën e udhëtimit NEW REGENT FINESSE.
Të punuara me përpikmëri në të gjitha detajet dhe finesat estetike.
Koleksioni i ri qëndron para si një seri e sofistikuar e çantave me funksionalitet të lartë në përdorim të shumtë. Të rafinuara në pamje me tipare specifike, përforcuar nga shumë gjepa që përpos gjësendeve tjera personale, mundëson akomodim dhe sigurim të shumë elementeve digjitale të rëndësishme ditore.
Përbërë nga materiale me peshë të lehtë, njekohësisht shumë të qendrueshme dhe rezistente ndaj lagëshitisë, përfshirë materiale textili të forta, najloni, mikro – fije lëkure, patent të qëndrueshëm, dorëza të mbushura nga sfungjeri për mbajtje sa më komode.
Këto çanta si tiparë të veçantë kanë qasjen e lehtë në gjërat tuaja përmes zinxhirëve të zgjeruar dhe të shumtë.