Kushtet e shërbimit

1. Fusha, përcaktimet

Këto Shërbime dhe kushte të përgjithshme janë pjesë e çdo kontrate midis Outwork SH.P.K. (këtu e tutje referuar si “tugja.com”) dhe ofruesi i shërbimit.

 

2. Shërbimet

Portali tugja.com ofron shërbimet e mëposhtme:

  • Shpallje falas
  • Shpallje me pagesë
  • Shpallje për persona Privat si dhe Biznese

3. E drejta e autorit / e drejta e përdorimit

Të drejtat e autorit të përmbajtjes janë në pronësi të tugja.com, përveç nëse thuhet ndryshe. Shkarkimi i përmbajtjes lejohet vetëm për qëllime private. Përdorimi për Biznes kërkon pëlqimin e Firmes Outwork SH.P.K. “tugja.com”.

 

4. Privatësia

Outwork SH.P.K. merr përsipër të respektojë dispozitat e ligjit kundër konkurrencës së pandershme dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me të dhënat e mbledhura nga “tugja.com” gjatë përpunimit të shpalljeve. Përveç këtyre termave dhe kushteve, politika e privatësisë e tugja.com zbatohet për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale.

 

5. Transaksionet financiare

Transaksionet financiare përmes faqes sonë të internetit përpunohen duke përdorur zgjidhjen e sigurt të pagesave të ‘STRIPE’ dhe plotësojnë standardet më të larta të sigurisë. Të gjitha të dhënat janë të koduara gjatë lidhjes në internet midis jush dhe ‘STRIPE’.

 

Të dhënat personale të identifikimit dhe të dhënat e pagesës nuk mund të shihen, dhe nuk ruhen në databazën tonë. Produktet e blera në portalin tugja.com llogariten si të shfrytëzuara dhe paratë e shpenzuara për produktet e nuk kthehen mbrapa.

 

6. Kufizimi i përgjegjësisë

Përmbajtja e faqes sonë u krijua me kujdesin më të madh të mundshëm. Outwork SH.P.K. merr përsipër përgjegjësinë për korrektësinë, plotësimin dhe aktualitetin e përmbajtjes në www.tugja.com. Firma Outwork SH.P.K. nuk merr asnjë përgjegjësi gjithashtu refuzon çdo përgjegjësi për dëmin që rezulton nga përdoruesi në Portalin www.tugja.com.

 

© tugja.com – Shkurt 2021, Versioni 1.0

The tugja.com platform provides you with the largest solution for buying, selling, letting or renting houses, cars, apartments, properties and all other products, or searching/publishing for jobs.
© tugja.com
The tugja.com platform provides you with the largest solution for buying, selling, letting or renting houses, cars, apartments, properties and all other products, or searching/publishing for jobs.
© tugja.com